Qeveria ka bërë disa ndryshime lidhur me kompensimet dhe humbjet që u shkaktohen punonjësve të policisë për shkak të punës së tyre.
Kështu, kur polic emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
- a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
- b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
- c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
- d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022, ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi i plotë i qeverisë:
Disa ndryshime në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të policisë së shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
- a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
- b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
- c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
- d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.
- Kudo në tekstin e vendimit, fjala “… transferuar …” zëvendësohet me fjalët “… emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme …”.
- Pika 13 shfuqizohet.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022.
III. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.