Pronarët e një kështjelle franceze të shekullit të 17 u lidhën ndërsa shtëpia e tyre pompoze u grabit nga hajdutë që u larguan që andej me plot 2 milionë euro në ar dhe sendet të tjera të vyera.
Kështjella Vaux le Vicomte, e gjendur mes kopshteve përrallore në jug lindje të Parisit, është në pronësinë e të njëjtës familje që nga viti 1875. Patrice dhe Cristina de Vogue, e hapën kështjellën për publikun në 1968 dhe e menaxhojnë atë bashkë me tre djemtë e tyre.
Zyrtarët e policisë thanë se autorë të grabitjes kishin qenë gjashtë persona, në dukje të paarmatosur. Kështjella ishte ndërtuar nga ministri i financave i Luigjit të 14 ra nga pushteti në 1661.
Kështjella ishte konfiskuar dhe veprat e çmuara të artit dhe objekte të tjera ishin transferuar në Versajë. Sot, ajo është kështjella private më e madhe në Francë e ngritur në 500 hektarë tokë dhe pret rreth 250 mijë vizitorë çdo vit.
Thuhet se nga kjo kështjellë është frymëzuar Versaja e madje ajo përdoret për ta zëvendësuar këtë të fundit në filma dhe produksione televizive, përfshirë James Bondin e Roger Moore, Moonraker, dhe Mari Antonietën e Sofia Copolas.
Në këtë kështjellë janë zhvilluar edhe ceremoni festive të personave të famshëm, si p.sh. dasma e yllit të basketbollit francez Tony Parker dhe aktoren e shtëpiakeve të dëshpëruara, Eva Longoria.