Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro në një prononcim për “Birn” ka dhënë versionin e tij për incidentin e turistëve spanjollë me Mihail Kokëdhimën. Sipas Goros, fillimisht turistët kanë porositur peshk për 7 persona, ndërsa më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për 5 persona.
Për Goron, ky qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje.
Por turistet spanjollë pretendojnë se atyre u është servirur ushqim më shumë nga sa kishin porositur dhe me çmime më të larta se në menu, duke refuzuar te pagujne pjesen “ekstra”.
Kokëdhima u arrestua të shtunën pasi video e konfrontimit të ti me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në vend. Në Gjykatën e Vlorës, ai u shpreh se ai u konfliktua me turistët spanjollë pasi ata nuk i dhanë hakun qe i takonte ndërkohe që policia ka mbyllur sot restorantin pasi rezultonte pa leje.