Çmimi i Madh i Belgjikës ka folur sërish për Red Bullin, me dyshen Verstapen dhe Perez, të cilët dominuan edhe këtë herë garën e radhës të kompeticionit më të madh automobilistik.
I pari u rendit Max Verstapen, i cili dhe pse u dënua me 5 vende penalitet, sërish nuk njohu rivalë duke parakaluar pilotët që kishte para dhe duke triumfuar në fund me më shumë se 20 sekonda diferencë nga vendi i dytë.
Ky pozicion u mor nga shoku i tij i skuadrës Sergio Perez i cili gjithashtu ruajti distancën nga vendi i tretë. Podiumi u plotësua me pilotin e Ferrarit, Charl LeClerc, i cili u nis nga vendi i parë, por nuk shkoi më shumë se fundi i podiumit.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz, që u detyrua të tërhiqej nga gara.
Vetëm vendi i katërt për Louis Hamilton, me plotin britanik që rrëmbeu në fund xhiron më të shpejtë për të marrë një pikë ekstra.
Pas kësaj gare, holandezi Verstapen vazhdon me dominimin e tij duke vendosur duart te titulli i tretë kampion Bote në Formula 1.