Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se zgjedhjet janë të pashmangshme, ndërsa qytetarët janë ata që do të marrin vendim si do të ecë Kosova në katër vitet e ardhshme.
“Jemi në fazën e vendimmarrjes përfundimtare, zgjedhjet janë të pashmangshme. Me 22 gusht, Kuvendi i Republikës të Kosovës do të mblidhet për të shpërndarë Kuvendin. Do t’i hapet perspektivë zgjedhjeve, për arsye se qytetarët e këtij vendi janë ata që duhet të marrin vendim si do të ec Kosova për katër vitet e ardhshme. Një nga arsyet kryesore është se mund të forcohet rinia”, tha Veseli.
Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen muajin e kaluar, kur u thërritur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, në lidhje me akuza të ngritura ndaj tij për periudhën e Luftës së Kosovës.