Mbrëmjen e së mërkurës është dorëzuar vullnetarisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Gjergji Kohila.
Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë ishte në kërkim pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka dënuar me 8 vite burg.
Kohila ishte pjesë e dosjes së grupit “Habilaj” të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dorëzimi në policinë e Tiranës është bërë në prani të avokatit të Kohilës.
Pjesë e të njëjtit hetim ishte edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.