Kulturë “Krenar që jam shqiptar!”, intervista e aktorit të njohur në Greqi që...

“Krenar që jam shqiptar!”, intervista e aktorit të njohur në Greqi që po bën jehonë në mediat e Athinës

Media greke i ka bërë jehonë pohimit publik të aktorit Kostas Nikouli, i cili tha se ndihet krenar që është shqiptar.

Mbrëmjen e së martës, Kostas Nikouli ishte i ftuar në “The 2Night Show” dhe ka folur për gjithçka me Grigoris Arnaoutoglou.

Aktori, i cili aktualisht luan në “Sasmos”, ka ndarë rrugëtimin e jetës së tij, ka folur për prindërit e tij emigrantë nga Shqipëria dhe ka shpjeguar se si e ka gjetur veten në Shkollën e Akrimit.

Gjatë rrëfimit të tij aktori ka theksuar se ndihet krenar që është shqiptar dhe nuk ndihet aspak keq për këtë fakt. Ndërkohë mes të tjerash ai ka deklaruar se në Greqi nuk është ndjerë kurrë i huaj.

“Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis, të kujtoj se nga vij. Në ID shkruhet Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët”, tha aktori Kostas Nikouli.

“Ndoshta nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë shqip, por mjaft që nuk jam ndjerë kurrë keq. Të gjithë zgjedhin identitetin e tyre, pavarësisht gjinisë apo kombësisë”.