Pesëmbëdhjetë ministra të qeverisë së Polonisë janë vetëizoluar në karantinë pasi kolegu i tyre ka rezultuar i prekur nga koronavirusi COVID-19.
BBC raporton se ministri 29-vjeçar i Mjedisit të Polonisë është i prekur nga virusi. Lajmi është konfirmuar edhe nga këshilltari i kabinetit të Kryeministrit të Polonisë. Ministri i Mjedisit ka reaguar duke thënë se një ditë më parë bëri testin dhe rezultoi pozitiv.
Mbledhja e fundit e qeverisë së Polonisë u zhvillua më 10 Mars. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe të gjithë ministrave të vetëkarantinohen. Megjithatë, në atë takim munguan 9 ministra dhe Kryeministri.
Ndërsa ministrat që janë futur në karantinë dhe presin rezultatet e analizave. Në Poloni janë konfirmuar 177 raste me koronavirus, dhe 4 pacientë kanë humbur jetën.