Ditën e sotme, 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në garën zgjedhore janë 25 subjekte politike, por më dominuese janë Lëvizja Vetëvendosje (VV), LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, të cilat kanë dominuar edhe në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime arriti deri në 42.57%.
Nga numërimi i 73 % të votave, sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka kaluar në avantazh, duke lënë në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli tha në një konferencë për media se “kemi punuar shumë për të fituar zgjedhjet, por nuk fituam”.
“PDK do të kalojë në opozitë. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”, tha Veseli, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të punojnë për “kombin dhe shtetin”.