Është mbyllur Vettingu për vitin 2019.
Ky vit ka qenë i mbushur plot me verifikime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që prej vitesh janë në sistemin e Drejtësisë.
Për këtë vit Vettingu ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plot 94 prokurorë e gjyqtarë.
Vettingu ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi, ndërsa gjatë këtij viti është ndërprerë Vettingu për 26 subjekte.
Vettingu për 2019-ën ka kontrolluar 220 prokurorë e gjyqtarë.
Ndërkohë procesi pritet të fillojë sërish vitin e ardhshëm.
Sipas monitorimeve të kryera deri tani janë shkarkuar 83 gjyqtarë e prokurorë, 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 94 gjyqtarë e prokurorë.
Nga monitorimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një kriter.
Kriteri i pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistratë pasi 22 nuk e kanë kaluar vettingun pasi nuk justifikonin pasurinë dhe vetëm një magjistrat është penalizuar sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës.
Shkalla e dytë e Vettingut, Kolegji i Posaçëm i apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje.
Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të Vettingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi.