Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli, i cili kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2018”, – thuhet në njoftimin e KPA-së.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte I kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që gjyqtarit iu zbuluan probleme me pasurinë, jo vetëm për disa apartamente, por edhe për blerjen e një vile në një zonë rezidenciaale, ndërsa më herët i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
Deri tani, Kolegji i Posaçëm i ka lënë në fuqi vendimet e shkarkimeve për 8 subjekte duke konfirmuar çdo gjetje të KPK-së.
Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët vijojnë të monitorojnë procesin e Vettingut.