Një prej çështjeve më të diskutuara të ditëve të fundit është rasti i drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Teksa pritej që “çekiçi” i vetting-ut të vendoste për të Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shtyrë me 5 shkurt vendimin.
Gjatë seancës së ballafaqimit në KPK përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i drejtua Prelës me fjalët: “Dosja juaj më la një shije të keqe”. Gjithashtu problem tjetër që ka shfaqur drejtuesja e Krimeve të Rënda lidhet me pasurinë si dhe mospagimin e taksave nga bashkëshorti i saj.
Ndërkohë relatorja Xhensila Pine ka shtuar se Prela përmbush kriteret profesionale dhe pastërtinë e figurës dhe kjo i jep të drejtë për të vijuar detyrën. Drejtuesja e Krimeve të Rënda dhe e ardhmja e saj në raport me ushtrimin e detyrës do të përcaktohet pas pak ditësh, ku kriteret dhe problemet do të vihen në peshoren e vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shtyrë me 5 shkurt vendimin në lidhje me drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prelën. Prokurorja Prela është vënë në shënjestër të Partisë Demokratike për një sërë problemesh të shfaqura në raport me ligjin. Ajo së fundi është akuzuar si pjesë e përgjimeve me kreun e bandës së Avdylajve.
Pas kësaj do të merret edhe vendimi nëse Prela përmbush të gjitha kriteret nga ato profesionale e deri tek ato të pasurisë. Kjo do të mësohet me 5 shkurt.