Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri dhe i ka njohur ata me të dhënat paraprake të vëzhgimit të votimeve të 30 qershorit.
Takimi i Glover u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e cila njofton: “Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri”.