Mediat helene kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek Vassilis Stefanakos, ngjarje e ndodhur më 17 Janar 2018.
Stefanakos u vra me armë përpara zyrave të biznesit të tij në Athinë. Atentati është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.
E gjithë skena është zhvilluar në 29 sekonda.
Dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi kryemafiozin grek Vassilis Stefanakos, i cili mbeti i vdekur në vend.
Stefanakos është akuzuar si i përfshirë në një vrasje së bashku me shqiptarin Alket Rizai.
Ky i fundit ishte ndihmuar gjithashtu nga Stefanakos për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në vitin 2009.
Kryemafiozi grek kishte dalë nga burgu në gusht të vitit 2016 pasi kishte vuajtur një dënim prej 8 vitesh.