Sport Video e rrallë: Fjalimi prej lideri i Messit në Maracana para finales...

Video e rrallë: Fjalimi prej lideri i Messit në Maracana para finales së Copa America

Të gjithë e kemi parë Lionel Messin të shënojë gola të jashtëzakonshëm, të japë asistime me mjeshtëri, të trullosë kundërshtarët me driblimet e tij, të ngrejë trofe të panumërt dhe Topa të Artë, por nuk e kemi parë kurrë të mbajë një fjalim të zjarrtë për shokët e tij dhe për të marrë brohorima prej tyre. Kombëtarja argjentinase po dilte në fushë për të fituar një Kupë të Amerikës.

Tashmë kjo mund ta shihet edhe në dokumentarin e ri të Netflix-it, ku shfaqet marshimi triumfues të Argjentinës përballë rivali “të përjetshëm” të Brazilit me titull “Eternal: The Champions of America”.

Më 11 qershor 2021, në Maracana, Lionel Messi festoi titullin e tij të parë me kombëtaren e Argjentinës, falë golit të vetëm të shënuar nga di Maria në minutën e 22-të.

Në fokus është Lionel Messi, i cili ka folur për këtë dokumentar të veçantë, si shumica e protagonistëve. Në fakt, golashënuesi i finales, Angel Di Maria, qan në kamera duke e cilësuar titullin si më të madhin e karrierës së tij.

Fjalët e Messit ishin të zjarrta dhe entuziaste dhe u regjistruan nga një kamera e federatës argjentinase në dhomat e zhveshjes së Maracana-s.

Fjalimi i Messit:

“Ne tashmë e dimë se çfarë po ndodh me Argjentinë-Brazil. Nuk dua të them asgjë sonte, vetëm ju faleminderit djema. Faleminderit shumë për këto 45 ditë. Ju thashë edhe në ditëlindjen time. Kemi një ekip të bukur… 45 ditë udhëtuam, luajtëm, u mbyllem ne hotele, 45 dite pa i parë familjet, djema.

Dibu (Emiliano Martinez) lindi një vajzë dhe ai nuk mund ta shihte, nuk mund ta mbante në duar. Chino lindi një djalë dhe e pa vetëm për pak kohë. E gjithë kjo pse? Për këtë moment. Sepse ne kemi një objektiv dhe jemi shumë pranë realizimit të tij.

Dhe e dini cila është më e mira? Se si gjithçka varet nga ne. Kjo është arsyeja pse ne do të dalim në fushë dhe do ta ngremë atë trofe. Do ta kthejmë në Argjentinë për ta shijuar me familjen, miqtë dhe ata që na kanë mbështetur gjithmonë.

Dhe një gjë të fundit dhe me këtë do të përfundoj: Nuk ka rastësi djema. Ky turne duhej të mbahej në Argjentinë, por Zoti deshi që të bëhej në Brazil që ne ta pushtonim në Maracana dhe të jetë më i bukur për ne.

Pra, dilni në fushë me besim dhe qetësi. Ne do ta marrim atë trofe në shtëpi”.