Ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku ka folur për herë të parë nga burgu pasi është dënuar për korrupsion.
Ajo është dënuar pas skandalit ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.
Ajo tregon te Enkel Demi në TVSH se u fut në kurth.
“Unë kur u arrestova më thanë se për një vjedhje të djalit. Erdhi policia më tha eja shpejt se djali ka vjedhur një makinë SMART. Më gënjyen”, tha Tabaku.
Ajo tregon se i është bërë padrejtësi dhe se është detyruar të pranojë gjykim të shkurtuar.
Tabaku tha se djali i saj u kap me paratë e një mësuesi, mirëpo ajo nuk ka lidhje me këtë akuzë. Ajo pranon në një farë mënyre se djali i saj merrej pa dijeninë e saj me emërimet në Arsim.
Tabaku thotë se burgosja e saj ka lidhje edhe me pozicionin politik.
“Unë përfaqësoja LSI dhe kam qene nën shënjestër. Por s’kam hequr asnjë njeri nga puna”, tha ajo.
Për aferat seksuale?
“E kam dëgjuar nga Ristani një gjë të tillë që kërkoja favore seksuale për eprorët. Jam ndjerë aq keq sa jam shtruar në Spital. Kam qenë me diabet. Unë sinqerisht jam ndjerë e diskriminuar nga këto. Nuk e di nga erdhi kjo akuzë. Unë doja të bëja një thirrje. Doja t’i drejtohesha Nikollës, më vjen shumë keq që kur preken interesat e tyre personale ata e ngrenë”.