Aksioni i policisë “Early Spring” në Shkodër, finalizuar me arrestimin e 17 personave për kanabis, kishte koordimin nga Tirana dhe policia vendore.
Në këtë video duken momentet kur 110 forca speciale marrin instruksionet e fundit dhe koordinohen me policët e Shkodrës për të mësyrë në Shkodër, aty ku u arrestuan dje 17 persona, u sekuestruan armë, kanabis dhe fara kanabisi.
Në një video të shpërndarë nga policia tregohet momenti kur specialët e policët e Shkodrës flasin me njëri-tjetrin para se të nisnin aksionin si dhe momenti i arrestimit të disa personave që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Gjatë operacionit të koduar “Early Spring” janë arrestuar 17 persona që kryenin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë periudhës 10 mujore të hetimit të këtij grupi, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë sekuestruar 31.140 rrënjë bimë cannabis sativa, 150 kg lëndë narkotike, 330 gramë farë bimë narkotike, 5 armë zjarri e municione luftarake, 9 automjete, si dhe 22 telefona.