Brigjet shqiptare duket se janë bërë një vend i preferuar për peshkaqenët. Vetëm gjatë javës së fundit janë kapur dy të tillë pranë brigjeve të Durrësit.
Pshkaqeni i kësaj here është i përmasave shumë të mëdha dhe arrin në një peshë prej 450 kg. Ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra.
Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ‘Çelepia’ në 130 metra thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit “Peshkaqen i Bardhë” një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.
Peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias) është e vetmja specie e gjallë e gjinisë Carcharodon, i familjes Lamnidae.
Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka barku i tij. Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz.