Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk tërhiqet nga oferta e tij për bashkëpunim me Zoran Zaev, por me kusht qe ai te heqë dore nga platforma e partive shqiptare.
Përmes një deklarate, VMRO-DPMNE thekson se qytetaret nuk kane votuar për platformën e ardhur nga Tirana dhe akuzon liderin socialdemokrat se nuk po mbron interesat e vendit.
Ndërkohe, mbështetës të kësaj partie do të vazhdojnë edhe sot protestat kundër pranimit nga Zaev te platformës se partive shqiptare.
Lëvizja “Te bashkuar per Maqedoninë” do ta zgjeroje hartën e tyre përtej kryeqytetit Shkup dhe ka paralajmëruar tubime edhe ne disa qytete gjatë orëve te pasdites.
Nga LSDM nuk ka ndonjë reagim, por lideri i saj Zaev është ne pritje te verdiktit te presidentit Ivanov për t’i dhëne mandatin për formimin e qeverise së re. Pas marrjes se tij, ai do të nisë negociatat me partitë shqiptare, qe i siguruan firmat e nevojshme për t’i dorëzuar në presidencë.
Protesta vjen pas marrëveshjes së arritur mes partive shqiptare dhe LSDM-se që është dakordësuar për të ndryshuar kushtetutën maqedonase me përfshirjen e gjuhës shqipe.