Pronari i Top Shop, biznesmeni Philip Green është bërë pjesë e një skandali ku u filmua teksa puthte një nga punonjëset e tij ndërkohë që mbante një shishë shampanje në dorë.
Punonjësja i ishte ulur në prehër biznesmenit ndërkohë që ata po diksutonin lidhur me punën e saj.
Multimiliarderi po luante me flokët e saj dhe degjohet duke i thënë gruas se ishte i mërzitur pasi një punonjëse po i largohej, por do ta gjente një mënyrë që ta menaxhonte situatën, më pas ai e tërheq atë drejt vetes.
Në një momënt dëgjohet kur Green i thotë gruas se ajo du kujdesej për të dhe më pas e puth atë tre herë.
Philip Green është i martuar me Tina Green më të cilën ka edhe dy femijë, Chloe dhe Brandon.