Aktualitet Video: Momenti kur makina përplas çiftin dhe foshnjen te vizat e bardha

Video: Momenti kur makina përplas çiftin dhe foshnjen te vizat e bardha

Policia ka bërë të mundur kapjen e shoferit i cili shkaktoi një aksident rrugor në “Rrugën e Kavajës” këtë të diel, ku ka përplasur një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe. Ajas Sulejmani u kap nga forcat e policisë në një spital privat.

Ndërkohë, ky është momenti kur mjeti ‘Mercedes G-Class’ i drejtuar nga Ajas Sulejmeni, 39 vjeç përplas çiftin dhe foshnjën 3 muajsh në Tiranë.

Çifti ka qenë duke kaluar rrugën me karrocën e foshnjës së tyre, ndërsa është hapur semafori jeshil për kalimtarët.

Ndërsa makinat e tjera kanë qenë të ndaluara para vizave të bardha, pikërisht makina e ‘G-Class’ e Sulejmanit ka vazhduar të ecë, duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën.

Ndërkohë vetëm në limitet e sekondave para përplasjes nëna Vilma Konomi ka bërë aktin heroik duke e shtyrë me forcë karrocën që të mos përplaset nga mjeti.

Në ndihmë të aksidentuarve kanë ardhur menjëherë kalimtarët aty pranë, ndërsa shihet një zonjë që vrapon dhe merr foshnjen e vogël në krah.

Atyre u është dhënë ndihma e para nga këta kalimtarë dhe më pas janë transportuar me ambulancë për në spital.

Çifti dhe foshnja e tyre ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.