Pushimet e fundvitit janë shfrytëzuar në maksimum nga presidenti rus, Vladimir Putin. Lideri i shtetit njihet si i apasionuar pas lojës së hokejit, dhe gjatë mbrëmjes së sotme ka organizuar një lojë festive tradicionale me zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe ish-yje të NHL.
Në pamjet e publikuara, shfaqet Putin mes sfondit piktoresk të Kremlinit, teksa njihet me përmasat e portës.
Kjo nuk mund të jetë hera e vetme që luan Putin gjatë sezonit festiv, pasi ai i tha shtypit lokal se ai nuk ka ndonjë plan të veçantë për festat e dimrit dhe mund të zbresë sërish në aksion.
“Nuk kam plane të veçanta, do të jem këtu në Moskë. Pastaj do të shoh, ndoshta do të luaj sërish hokej apo të bëj ski”, tha udhëheqësi rus për kanalin televiziv Rusia 24.
Pjesë e takimit të zhvilluar në Sheshin e Kuq të Moskës ishin edhe Ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu dhe ish-veteranët e NHL, Pavel Bure dhe Viacheslav Fetisov.