Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, mes kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe botuesit të “Pamfleti.com”, Gjergj Zefi.
Spahiu tha se protesta e opozitës në 18 shkurt ishte protesta më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë dhe nëse Basha nuk do ti kishte mbajtur nën kontroll, atëherë Shqipëria do të kishte shkuar në revolucion e do të digjej Tirana.
Zefi, trasmeton dritare.net, pas kesaj, e quajti Spahiun butaforik dhe njeriun më pa integritet në politikën shqiptare.
Por e ashpër qe përgjigja e Spahiut, e cili e akuzoi Zefin se paguhet çdo ditë nga Rama për t’i bërë sulme Ilir Metës. Ndiqni debatin mes tyre në videon e mëposhtme.