Extra VIDEO/ Yuri Kim me pushime në Jug, argëtohet me Dua Lipën nën...

VIDEO/ Yuri Kim me pushime në Jug, argëtohet me Dua Lipën nën tingujt e Nexhmije Pagarushës

Ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim po kalon disa pushimi në bregdetin e Jugut në këto ditë të nxehta gushti. Këtë gjë na e ka zbuluar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në darkën që Dua Lipa ka kaluar mbrëmjen e djeshme me familjarët dhe miqtë e saj në një resort të Sarandës ka qenë e pranishme dhe ambasadorja Kim. Në një video që Dua ka postuar në InstaStory tek tavolina shfaqet edhe shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri duke konsumuar një koktej.

Ndërkohë, të pranishmit e tjerë janë duke u argëtuar e duke kënduar këngën “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës.