Një video zemërthyer tregon një mjek arab duke qarë ndërsa është i detyruar të refuzojë përqafimin e djalit të tij për shkak të një koronavirusi.
Naser Ali Al-Shahrani, një teknik mjekësor që punon në një spital të Riadit, sapo mbërriti në shtëpi kur u bë videoja.
Në video, një djalë i vogël me emrin Mohamed vrapon drejt babait të tij me krahët e shtrirë për ta përqafuar, por refuzohet dhimbshëm.
Djali i befasuar më pas largohet nga babai i tij, ndërsa ky i fundit nis të qajë.
Al-Shahrani e ndau videon me shpresën se mund të “prekë zemrat e njerëzve që nuk ndjekin rregulla izolimi ose masa të tjera paraprake, siç është shmangia e shtrëngimit të duarve”.
Arabia Saudite ka raportuar 1.299 raste të koronavirusit me tetë vdekje deri më tani.
Naser Ali Al-Shahrani, a nurse in Riyadh, broke down after having to refuse a hug from his young son running to greet him after his shift at the hospital. Saudi Arabia reported 1,012 COVID-19 cases with three deaths as of March 26 pic.twitter.com/dc2nuBL3DJ
— NowThis (@nowthisnews) March 27, 2020