Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar nga infeksioni koronavirus dhe rekomandohet që ata të mos dalin gjatë pandemisë, por shumë anëtarë të rinj të familjes e kanë të vështirë të bindin prindërit ose gjyshërit e tyre që ta këtë diktaturë të imponuar nga situata, ku thjesht u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.
Një italiane e gjeti veten në një problem të tillë, e cila nuk mundte ta ndalonte babanë e saj që të dilte për kafe
“Unë po dal për kafe, nuk më intereson”, ishin fjalët e tij sfiduese ndaj lutjeve të së bijës.
Por kthesa simpatike ndodhi pasi ai doli nga shtëpia. Babai rebel u zbut dhe trokiti në dritare duke i kërkuar të bijës që t’i bënte një kafe.
Videoja u shikua në më pak se shtatë ditë nga më shumë se tre milion njerëz.