Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 4 persona mes tyre një shqiptarë, dy malazez dhe një rumun, pasi akuzohen se vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim shqiptari me inicialet A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç.
Si pasojë policia ka sekuestruar 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 Euro. Ndërkohë blutë vijojnë punën për kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.