37-vjeçari Iljaz Çali, i vrarë në një atentat mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës rezulton të ketë aksione në një minierë kromi në zonën e Bulqizës.
Ai ishte aksioner në kompaninë ‘Çali-Metal shpk’ me seli në Rinas. 37-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi në 2016 në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 682 rrënjë kanabis.
Viktima nuk është person me të shkuar të theksuar kriminale ndaj hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për ekzekutimin e tij.
Iljaz Çali u qëllua me breshëri automatiku për rreth 50 metra. Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, por vetëm 6 kanë kapur 37-vjeçarin banues në Rinas të Ri.