Sport Rabiot: Nuk mund të fitosh kur luan 11 kundër 12

Rabiot: Nuk mund të fitosh kur luan 11 kundër 12

Humbja ndaj Inter me rezultatin 0-1, ka bërë që nga “Zonja e Vjetër” të hedhin akuza të forta ndaj arbitrit.

Duke folur për “Sportmediaset” pas kësaj ndeshje, Adrien Rabiot theksoi se “zikaltërit” ishin me 12 lojtarë në fushën e lojës, referuar si lojtar të 12-të arbitrit.

“Është e vështirë të fitosh kur luan 11 kundër 12. Ndeshjen e radhës shpresoj që do kemi arbitër më të mirë, është gjithashtu e rëndësishme të themi kur arbitri bën gabime dhe sipas mendimit tim ky sot kishte shumë gabime”, theksoi ai.

Ndërsa këtë mendim e ndau edhe në rrjetet sociale, ku e ritheksoi se ajo ndeshje ishte e ndikuar totalisht nga arbitri.