Më herët ministria e Shëndetësia njoftoi se është shënuar viktima e 5-të nga koronavirusi në vendin tonë.
Bëhej fjalë për një 61-vjeçar nga Tirana i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spitalin infektiv.
Por vetëm pak kohë më pas, Ministria ka ndryshuar njoftimin duke bërë me dije se pacienti nuk ka vdekur por ka pësuar vdekje klinike dhe se gjendja e tij mbete e rëndë.
“Ministria e Shëndetësisë: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim”, thuhet në njoftimin e dytë.