Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.