Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lajmin se kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi, duke u zhvendosur në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.
Sipas saj ky është një dezinformim i qëllimshëm, por nuk mohon faktin se kreu i PD-së dhe familja e tij janë zhvendosur.
Sipas PD-së banesa aktuale e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme, pasi është dëmtuar nga tërmeti.
“Ne disa media eshte shperndare nje dezinformim i qellimshem lidhur me banesen e kryetarit te PD Lulzim Basha. Pas disa demeve te shkaktuara nga termeti, banesa e zotit Basha do te duhet t’i nenshtrohet disa punimeve te domosdoshme. Per kete arsye zoti Basha dhe familja e tij jane zhvendosur perkohesisht ne nje banese me qera, qe nuk ka asnje lidhje me fotot e rreme te shperndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes se zotit Basha jo vetem nuk ka pishine, por eshte me e vogel sesa banesa e tij ne rindertim. Gjithçka tjeter eshte trillim i sponsorizuar nga qeveria”, njofton PD.