Nëntë shtetas grekë janë ndaluar orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi janë kontroluar nga pala shqiptare, ata i kanë thënë policiësë së po vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimore të minoritarit grek Kostandin Kacifas, i vrarë 6 muaj më parë nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.
Mësohet se 5 prej tyre janë kthyer në kufi me dyshimin se cënonin sigurine publike dhe 4 prej tyre për mosplotësim të kushteve për udhëtimin drejt Shqipërisë.
Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve. Pas incidenteve në ceremoninë mortore të Kacifas, Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremistë grekë.