Kryesore Zgjedhjet, PS zgjedh 61 kandidatët për kryetar bashkie (Emrat)

Zgjedhjet, PS zgjedh 61 kandidatët për kryetar bashkie (Emrat)

Kryesia e Partisë Socialiste ka emrat e kandidatëve për kryetarët e 61 bashkive që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të hënën është afati i fundit i caktuar nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve dhe PS i ka pothuajse të gjitha emrat me përjashtim të disa emrave në disa bashki të vogla të cilat priten të konkretizohen deri në darkë.

Bashkia e Durrësit, Dibrës, Vorës e Shijakut duket kanë qenë më të vështirat për socialistët.

Për bashkinë e Durrësit kandidate do të jetë Valbona Sako, aktualisht drejtoreshë e tatimeve.

Në Dibër është caktuar Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, Dionis Imeraj.

Në Vorë është vendosur emri i biznesmenit Agim Kajmaku ndërkohë që në Shijak është vendosur emri i kryetarit të PS-së në këtë qytet, Elton Arbana.

Në Shkodër, PS do të konkurrojë me Valdrin Pjetrin, i emëruar së fundmi në postin e prefektit në këtë qytet.

Mbeten të pacaktuar ende emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në Devoll, Pustec, Has, Memaliaj.

Deri më tani nuk dihet se kush do të kandidojë nga partitë e opozitës, qoftë edhe si kandidat i pavarur pasi PD-LSI nuk janë regjistruar në zgjedhje.

ELBASAN

1.Elbasan Gledian Llatja

2.Belsh Arif Tafani

3.Cërrik Andi Salla

4.Gramsh Klodian Taçe

5.Librazhd Kastriot Gurra

6.Peqin (Nuk është vendosur)

7.Përrenjas Nuri Belba

FIER

1.Fier Armando Subashi

2.Lushnjë Fatos Tushe

3.Divjakë Fredi Kokoneshi

4.Patos Rajmonda Balilaj

5.Mallakastër Qerim Ismaili

6.Roskovec Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.Gjirokastër Flamur Golemi

2.Tepelenë Tërmet Peçi

3.Këlcyrë Klemend Ndoni

4.Libohovë Luiza Mandi?

5.Memaliaj E papërcaktuar

6.Përmet Alma Hoxha

7.Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR

1.Shkodër Valdrin Pjetri

2.Fushë-Arrëz Fran Tuçi

3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj

4.Pukë Gjon Gjoni

5.Vau i Dejës Mark Babani

DURRËS

1.Durrës Valbona Sako

2.Krujë Artur Bushi

3.Shijak Elton Arbana

LEZHË

1.Lezhë Pjerin Ndreu

2.Kurbin Majlinda Cara

3.Mirditë Ndrec Deda

BERAT

1.Berat Ervin Demo

2.Kuçovë Sybi Shehu

3.Poliçan Adriatik Zotkaj

4.Skrapar Adriatik Mema

5.Ura Vajgurore Juliana Memaj

TIRANË

1.Tiranë Erjon Veliaj

2.Vorë Agim Kajmaku

3.Kamëz Rakip Suli

4.Kavajë Redi Kraja

5.Rrogozhinë Haxhi Memolla

KORÇË

1.Korçë Sotiraq Filo

2.Devoll E papërcaktuar

3.Kolonjë Erjon Isai

4.Maliq Gëzim Topçiu

5.Pogradec Ilir Xhakolli

6.Pustec e papercaktuar

KUKËS

1.Has E pacaktuar, flitet për Liman Morina

2.Kukës Safet Gjici

3.Tropojë Rexhë Biberaj

DIBËR

1.Bulqizë Lefter Alla

2.Dibër Dionis Imeraj

3.Klos llmi Hoxha

4.Mat Agron Malaj

VLORË

1.Vlorë Dritan Leli

2.Konispol Shuaip Beqiri

3.Sarandë Ardian Gurma

4.Selenicë Simbol Preza

5.Delvinë Majlinda Qilimi

6.Himarë Jorgo Goro

7.Finiq Kristo Kiço