Viola Davis i është bashkuar grupit elitar Egot me fitoren e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
Akronimi i famshëm Egot nënkupton një artist që ka marrë të paktën një çmim Emmy, një Grammy, një Oscar dhe një çmim Tony.
Davis është personi i 18-të që ka arritur statusin Egot, duke iu bashkuar emrave si Audrey Hepburn, Mel Brooks, Andrew Lloyd Webber dhe John Gielgud.
Davis fitoi Grammy-n e saj të parë për regjistrimin e një libri në versionin audio, “Finding me”.
“E shkrova këtë libër për të vlerësuar Viola-n gjashtëvjeçare”, tha Davis në skenë në ceremoninë në Los Angeles. “Për të nderuar jetën e saj, gëzimin, traumën e saj, gjithçka. Dhe ka qenë një rrugëtim i veçantë – Sapo arrita statusin Egot!”
Në libër, aktorja përshkruan përballjen me racizmin dhe bullizmin në rrugëtimin e saj për t’u bërë një nga aktoret më të mira në histori.