Sport Manchester City nën hetim, mund të përjashtohet nga Premier Liga ose heqje...

Manchester City nën hetim, mund të përjashtohet nga Premier Liga ose heqje pikësh

Tronditet kampionati anglez nga një skandal i ngjashëm me atë të Juventusit në Serinë A italiane. Bëhet fjalë për Manchester Cityn, që duket se ka marrë një goditje tejet të rëndë nga e cila mund të sanksionohet me heqje të pikëve, madje edhe me përjashtim nga Premier Liga.

Premier Liga e ka goditur Cityn me më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare përgjatë një periudhë nëntë vjeçare.

Nëse këto akuza të rezultojnë të vërteta, City do të përballet me heqje të pikëve, ndërsa skenari më i keq për City-n do të ishte përjashtimi nga Premier Liga. City ishte pjesë e hetimeve përgjatë katër viteve të fundit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ishte ekipi i Juventusit që u sanksionua nga Apeli me minus 15 pikë në renditjen e kampionatit italian.