Nuk është akoma momenti për të festuar, epidemia nuk dorëzohet në Itali dhe nuk lejon të kalohet në fazën 2. Të dhënat ditore nga Mbrojtja Civile përshkruajnë një situatë të qëndrueshme. Bie numri i të shtruarve, rriten lehtë rastet e reja me koronavirus, duke kaluar kuotën katër mijë, saktësisht 4.204 raste kundër 3.836 që ishin dje dhe 3.039 para dy ditësh.
Nota pozitive është rritja e rëndësishme të shëruarve, më shumë se dymijë dje, sot 1.979, që e çojnë në total numrin e të shëruarve në 28470.
Por për fat të keq rritet edhe numri i të vdekurve, 610 sot kundër i 542 që ishin dje, që e çojnë numrin total të vdekjeve nga fillimi i epidemisë në 18.279.
Numri i personave që janë shtruar në pavione dhe në terapitë intensive këtë të enjte ka qenë i vogël, çka i vjen në ndihmë spitaleve dhe personelit të tyre sa i takon shtretërve në dispozicion dhe aparateve të oksigjenit që janë të rëndësishme për të mbajtur në jetë pacientët në gjendje më të rëndë.
Rritet edhe numri i mjekëve që kanë rënë viktima të koronavirusit. Edhe tre mjekë kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin total në 103 vdekje.