Shëndet Vitamina D mund të ndihmojë në luftën me koronavirusin

Vitamina D mund të ndihmojë në luftën me koronavirusin

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina D, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

Studiuesit spanjollë kanë filluar një vëzhgim dhjetë javor për të parë nëse vitamina D mund të ndihmojë mposhtjen e Covid-19. Pra, a duhet të marrim të gjithë një shtesë ditore për të zvogëluar shanset tona për t’u prekur nga koronavirusi ose për t’i ndihmuar trupat tanë ta luftojnë atë?

Pse shkencëtarët po studiojnë mbi vitaminën D?

Studimi i ri bazohet në gjetjen se niveli i ulët i vitaminës D, ishte shkaku kryesor i infeksionit me koronavirusit të gjedhit në të kaluarën.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

“Vitamina D ka një veprim anti-inflamator, veçanërisht kur jepet në doza më të larta”, thotë profesori Adrian Martineau, profesor klinik i infeksionit të frymëmarrjes dhe imunitetit në Universitetin Queen Mary të Londrës.

Një studim, i botuar në BMJ në 2017, i cili shqyrtoi të dhënat nga 25 prova, tregoi se vitamina mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e infeksioneve akute të frymëmarrjes.

Një studim nga Trinity College Dublin zbuloi se të rriturit që morën shtesa me vitaminë D panë një rënie prej 50 përqind të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.