Edhe ky vit ka shënuar rekorde për zonat e Arktikut, dhe nuk janë aspak pozitive për planetin dhe njerëzimin.
Në 2019, temperatura mesatare në Arktik u ngrit me gati 2 gradë celsius sipër mesatares, duke qenë viti i dytë më i nxehtë i shekullit.
Të dhënat vijnë nga Raporti për Arktikun, i shpërndarë dje për publikun, që tregon qartësisht që ngrohja e atyre zonave të rëndësishme për ekuilibrin e planetit nuk ka më të ndalur.
Nga vitet ’90, temperatura arktike ka pësuar një rritje të dyfishtë me mesataren e planetit, me pasoja qepo bëhen tashmë të dukshme.
“Një ndryshim 2 gradë në Florida nuk përben një diferencë të dukshme, por në Arktik bën që akulli të fillojë të shkrihet”, thotë Walt Meir, një nga autorët e raportit.
Deri në 1985, rreth 33% e akullit arktik ishte i vjetër, pra që kishte të paktën një vit që ishte krijuar. Sot, në stinë vere, vetëm 1% i akullit arrin të mos shkrihet nga temperaturat e stinës.
Peshqit e mësuar me ujë të ftohtë po përqendrohen në zonat e pakta ende të ftohta në Arktik, ndërkohë që specie të tjera po kolonizojnë ato ujëra, duke rrezikuar zhdukjen e specieve tipike.
Me ritmet e sotme, niveli mesatar i ujërave në planet do të rritet të paktën me 15 centimetra, me pasoja të rënda për disa qytete bregdetare.