Zodiaku kinez ka 12 shenja njësoj si zodiaku perëndimor, por ndryshon pasi bazohet në një cikël prej 12 vitesh ku secili vit lidhet me një prej shenjave të horoskopit kinez dhe sipas radhës janë: Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.
Viti i Ri në Kinë 2019 (Festa e Pranverës) bie më 5 shkurt, pra nuk festohet si në Perëndim më datën 1 janar sepse kinezët numërojnë në bazë të Hënës (dhe jo Diellit) kështu që çdo vit i ri fillon në ditë të ndryshme duke respektuar hënat e reja. Këtë vit do të jetë Hëna e re e 5 shkurtit që do të fillojë 2019-n.
Viti 2019 do t’i takojë Derrit, ose kafshës së fundit të zodiakut kinez. Por nuk do të jetë një derr dosido. Sepse përveç alternimit të 12 kafshëve, çdo vit alternohen edhe 5 elementet e traditës orientale, përkatësisht elementet Ujë, Metal, Zjarr, Tokë e Dru.
2019-a do të jetë viti i Derrit të Tokës, një personalitet ekspresiv, miqësor dhe social, i dashur dhe i përpiktë.
Ju i përkisni shenjës së Derrit nëse keni lindur në vitet 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007 etj.
Sensual, besnik dhe i ngrohtë, Derri është një luftëtar, i cili e jeton jetën në maksimum. Thjeshtësia e tij në marrëdhënie me të tjerët, por edhe sensi i drejtësisë, e bëjnë atë një mik besnik, me të cilin nuk do të mërziteni kurrë.
Derri shqetësohet lehtë për të tjerët, por edhe për veten gjithashtu. Ai është i mbyllur, xheloz dhe shpeshherë me hije. Dëshira e tij për jetën dhe pasioni nuk njohin kufi, kështu që ai, në më të shumtën e rasteve, është një i dashur ideal, veçanërisht pasi ai ruan elegancën e tij të lindur dhe sharmin në të gjitha rrethanat, duke e bërë atë gjithashtu të papërmbajtshëm në një marrëdhënie çift. I merakosur për cilësinë e rrobave të tij, po aq sa dekorimin e banesës ose shtëpisë, Derri është një estet i përkryer, i cili i kushton shumë kohë pamjes së vet dhe kalon me orë të tëra para pasqyrës.
Fisnikë dhe kalorsiakë. Miqtë tuaj do të jenë të përhershëm, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jeni preh e grindjeve martesore. Shmangni derrat e tjerë. Martohuni me një lepur.
Personat e lindur në shenjën e Derrit janë naivë, të thjeshtë dhe kryesisht me këmbë në tokë. Ata kërkojnë të dinë gjithçka rreth vetes dhe janë shumë lakmitarë, duke i vënë gjithçkaje një çmim. Megjithatë ata janë trima dhe punëtorë, por vetëm për të siguruar nevojat dhe lumturinë e tyre. Cilatdo qofshin motivet, sinqeriteti i tyre është i padiskutueshëm. Ata janë të organizuar shumë mirë, të shoqërueshëm dhe i përmbahen parimeve, si dhe presin nga të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo të krijon përshtypjen sikur ata janë kokëfortë e dëgjojnë vetëm veten e tyre dhe nuk i marrin lehtë këshillat e mbrojtjen e të tjerëve. Njerëzit e shenjës së Derrit janë të ngrohtë dhe bëjnë çdo gjë që partneri i tyre të jetë i lumtur, për sa kohë që e ndjejnë se lidhja e tyre nuk është bërë monotone. Ata kanë nevojë për një partner që t’u krijojë atyre liri dhe hapësirë, por një të tillë rrallë e gjejnë. Janë popullorë dhe kanë shumë shokë, por nuk është e zakonshme të gjesh një person të shenjës së derrit në biznes, pasi ata pëlqejnë të jenë të drejtuar nga të tjerët. Megjithatë, janë tipa që punojnë fort. Atyre nuk u pëlqen të rrezikojnë dhe bëjnë plane për sigurinë. I kushtohen qejfit, pëlqejnë udhëtimet dhe kanë shumë hobi. Falin shumë dhe i gëzohen paqes dhe qetësisë.
Muaji më i mirë i Derrave është nëntori dhe stina e tyre vjeshta.
Profesionet e përshtatshme: arkitektë, shefa, punonjës të shërbimit civil, këshilltarë, juristë.
Njerëz të famshëm të shenjës së Derrit: Maria Kalas, Henri Ford, Ernest Heminguei, Tomas Xheferson, etj.
Çfarë i pret shenjat në Vitin e Derrit të Tokës
Miu – Një vit plor lumturi dhe begati!
Kau – Një vit i mire me shumë mundësi për të bërë para!
Tigri –Këtë vit duhet të bini në konsensus me të tjerët!
Lepuri – Një vit i shkëlqyer ju pret! Do bëni miq të rinj!
Dragoi –Për ju, ndikimi i qetësisë së derrit do të thotë që këtë vit duhet të riorganizoheni.
Gjarpri- Këtë vit duhet të jeni luftëtarë dhe këmbëngulës!
Kali – Viti i Derrit 2019 do jetë më i mbarë se Viti i Qenit 2018!
Dhia – Viti 2019 do të jetë vit i shanseve dhe i ambicieve!
Majmuni- Një vit me shumë punë dhe arritje!
Gjeli – Këtë vit duhet t’i kushtoni rëndësi cilësisë së marrëdhënieve me të tjerët nëse doni të keni sukses.
Qeni –Ky vit do jetë vit me shumë mundime nëse doni fitore!
Derri –Viti 2019 është viti juaj. Niseni duke vendosur prioritetet tuaja dhe nisni punën: sapo të nisni veprimin do shihni rezultatet!