Shkollat hapën dje dyert për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa Ministria e Brendshme ka ndërmarrë iniciativën e sigurisë që do të garantojë shkolla, mjedise dhe rrugë të sigurta.
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se iniciativa ‘synon që të forcohet siguria në shkolla dhe të gjithë institucionet qendrore e vendore të ulen në një tavolinë për të zgjeruar perimetrin e sigurisë’.
“Me prefektin, kryetarin e Bashkisë dhe drejtuesit e policisë dhe arsimit në Vlorë diskutuam masat e përbashkëta për sigurinë në shkolla.
Theksova se iniciativa e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, synon që të forcohet siguria në shkolla dhe të gjithë institucionet qendrore e vendore të ulen në një tavolinë për të zgjeruar perimetrin e sigurisë.
Nënvizova se Policia e Shtetit ka marrë objektivat strategjike nga ministri i Brendshëm dhe detyrat operacionale nga Drejtori i Përgjithshëm për të ndjekur me vendosmëri çdo shfaqje të fenomeneve negative, brenda apo afër shkollave.
Gjeta gatishmërinë e plotë të drejtuesve të institucioneve, që nën koordinimin e Prefekti i Qarkut Vlorë, të vënë në zbatim masat e parashikuara nga paketa e sigurisë”, shkruan Hodaj në rrjetet sociale.