Politika Betohen në Presidencë 5 ministrat e rinj të qeverisë Rama

Betohen në Presidencë 5 ministrat e rinj të qeverisë Rama

Pasi Kuvendi miratoi të hënën dekretet e Presidentit Bajram Begaj, 5 nga 7 ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama’ janë betuar ditën e sotme në Presidencë.

Këtë të martë mori detyrën si ministër i Jashtëm, Igli Hasani; si ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu; si ministre Shëndetësie, Albana Koçiu; si ministre Bujqësie, Anila Denaj dhe si ministër për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Ervin Mete do të betohet në Presidencë si ministër i Financave dhe Ekonomisë pasi dekreti për të, të miratohet në Kuvend. Mete ka qenë drejtor ekzekutiv i AMF-së. Për këtë arsye, ditën e djeshme në seancë plenare u votua shkarkimi i tij nga ky post.

Tashmë kjo i jep Kuvendit mundësinë që ta votojë për postin e ministrit. Pas kësaj, Mete mund të paraqitet para Presidentit për t’u betuar e më pas për të marrë detyrën.