Arthur Stark, kryetari i Konferencës së Presidentëve të Organizatave të mëdha Hebreje Amerikane, zbuloi për mediat se 30 udhëheqës të organizatës vizituan Arabinë Saudite javën e kaluar dhe u takuan me zyrtarë të lartë të Mbretërisë.
Stark zbuloi në një konferencë shtypi të martën në Jeruzalemin e okupuar se delegacioni i 30 anëtarëve në ASA qëndroi për katër ditë, dhe ishte vizita e parë e tillë në tre dekada.
Sipas Judippress, Stark tha: “Ne kemi pasur biseda të hapura, jemi takuar me zyrtarë të lartë dhe u kemi shprehur shqetësimet tona e ata na kanë shprehur shqetësimet e tyre. Ne shpresojmë dhe besojmë se ky hap në një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme është një reflektim i vizitave të tjera që kemi bërë në vendet e Gjirit”.
Stark tha që nga autoritetet saudite iu sigurua ushqimi me standardet e tyre dhe mundësia për të kryer lutjet judaike.
Konferenca e Presidentëve të Organizatave të mëdha Hebreje Amerikane u formua në vitet 1950 si një aleancë që bashkonte organizatat më të mëdha hebraike në Shtetet e Bashkuara. Ajo përfaqëson interesat e Izraelit dhe interesat e hebrenjve amerikanë në politikën e jashtme amerikane.
Vizita e parë e një organizate hebraike – KSA në Saudi, ndodhi në vitin 1993, kur një delegacion nga Komiteti Hebre Amerikan udhëtoi drejt Mbretërisë.