Te Juventusi ka nisur “era” Pirlo, ndërsa futbollisti i parë që lë bardhzinjtë është mesfushori francez Blaise Matuidi, i cili pritet të transferohet në MLS-në amerikane, te skuadra e drejtuar nga David Beckham, Inter Miami.
Sipas “RMC Sport” mesfushori 33-vjeçar pritet të kryejë pasditen e sotme vizitat mjekësore në Francë, para se të zyrtarizojë largimin nga Juventusi dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.
Merr fund kështu aventura 3-vjeçare e Matuidi me fanellën e Juventusit, gjatë të cilës ka fituar tre tituj kampionë, një kupë Italia dhe një Superkupë Italie, ndërsa në 132 ndeshje ka shënuar edhe 8 gola.
Afrimi i brazilianit Arthur dhe suedezit Kulusevskit në mesin e fushës, ishin një sinjal i qartë që Juventusi nuk besonte më te futbollisti francez dhe largimi i tij ishte paralajmëruar shumë herët nga mediat italiane.