Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë ka zhvilluar dje mbledhjen e parë pas zgjedhje të 30 qershorit.
SHKQSH drejtohet nga Aldrin Dalipi, kryetar i Qarkut Tiranë.
Në takim u përcaktua axhenda në vijim në kuadër të procesit të decentralizimit, takimet me donatorët etj.
Shoqata vlerësoi se tashmë institucioni i Këshillit të Qarkut ka rol të rëndësishëm në vlerësimin e dëmeve të banesave nga tërmeti i disa ditëve më parë.
Zoti Dalipi vuri theksin se të tre qarqet e prekura nga tërmeti, Tirana, Durrësi dhe Elbasani të bashkëpunojnë ngushtë me bashkitë dhe institucionet e tjera për të pasur një proces sa më korrekt të vlerësimit të dëmeve.
Në takim u falënderuan rajonet evropiane që u solidarizuan me Shqipërinë pas tërmetit, ndërsa u theksua se Shoqata do intensifikojë kontaktet me qarqet dhe rajonet e Europës për ndihmë në mjete dhe pajisje për raste të emergjencave civile pasi shume njësi të qeverisjes vendore i kanë të nevojshme.
Shoqata zgjodhi dhe nënkryetarët e saj, të cilët janë Eduard Ndreca, kryetar i Qarkut Lezhë, Ana Verushi, kryetare e Qarkut Korçë dhe Lindita Rova, kryetare e Qarkut Gjirokastër.