Histori Vlerësimi i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935 për kabinetin e ri të...

Vlerësimi i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935 për kabinetin e ri të Zogut

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Bulletin quotidien de presse étrangère” ka botuar, të martën e 5 nëntorit 1935, në ballinë, një shkrim në lidhje me editorialin e Federatës Panshqiptare Vatra, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Pasqyra e shtypit

Shqipëri

Situata në Shqipëri

Tiranë, 4 nëntor.

Zyra e Shtypit shqiptar raporton: gazeta Vatra (e ka fjalën për gazetën Dielli të Federatës Panshqiptare Vatra), në editorialin e saj, hedh një vështrim retrospektiv të zhvillimit dhe përparimit të bërë gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, nën udhëheqjen e Mbretit Zog I. Ajo vëren se formimi i kabinetit të ri liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të sovranit.

Përbërja e kabinetit Frashëri (Mehdi), thotë gazeta, është triumf i dinamizmit të rinisë shqiptare dhe, me formimin e tij, përuron një epokë të re në përparimin kulturor dhe ekonomik të popullit shqiptar. (Havas)

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania