Aktualitet Vlonjatët, “mbretër” të trafikut të drogës: Bllokohen 4 milionë euro pasuri, arrestohet...

Vlonjatët, “mbretër” të trafikut të drogës: Bllokohen 4 milionë euro pasuri, arrestohet një polic

Një superoperacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare e atyre italiane është finalizuar me arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e 3 tonë e gjysmë drogë me vlerë prej 40 milionë euro. Të arrestuarit ne Shqipëri dhe Itali, akuzohen për trafik ndërkombëtar të marijuanës, kokainës dhe kanabisit.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni i finalizuar mëngjesin e kësaj të marte i koduar me emrin “Kulmi”, është kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Anti-Mafia dhe Autoritetet Shqiptare.

Arrestimet

Në total janë ndaluar gjatë kësaj kohe 37 persona, nga të cilët 10 janë italianë dhe 27 të tjerë janë shqiptarë (të arrestuar në Tiranë, Vlorë dhe Itali).

Në mesin e të arrestuarve ne Itali është edhe një polic që ka qenë me shërbim në stacionin e policisë në Bari.

25 persona janë lënë në burg, ndërsa 12 të tjerë janë lënë në arrest shtëpi. Policia nuk i ka dhënë ende emrat.

Policia shqiptare ndërkohë ka sekuestruar edhe skafin e grupit kriminal që përdorej për transportin e lendes narkotike. Mjeti lundrues me dy motorë të fuqishëm është kapur në një magazinë në Panaja të Vlorësm ndërsa nisej çdo tre ditë drejt Italisë.

Ky skaf i ka shpëtuar disa herë monitorimit të Guardia Di Financa-s, ndërsa lokalizimi është bërë nëpërmjet sistemit satelitor të Anti-mafias.

Qendra në Vlorë

Autoritetet italiane bëjnë me dije grupi kriminal besohet të ketë nisur aktivitetin që prej vitit 2015. Hetimet në mënyrë të veçantë janë bërë nga marsi i 2017 deri në janar 2019. Këto hetime kanë zbuluar veprimtarinë kriminale të 27 personave që ushtronin veprimtari kriminale në Bari, Pulia dhe në Shqipëri.

Në vendin tonë, gjithçka kontrollohej nga një grup i fuqishëm kriminal që e kishte qendrën në Vlorë.

Antim-mafia italiane ka monitoruar në mënyrë të veçantë falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, lëvizjet e grupit kriminal në Shqipëri. Droga nisej si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare drejt Italisë. Në mënyrë të veçantë linja më e preferuar ishte ajo mes Vlorës dhe Pulias me gomone oqeanike. Ndërsa nga toka parapëlqehej që droga të kalonte nëpërmjet korrierëve italianë që ishin më të besueshëm. Rasti i fundit ishte ai i një çifti italian të kapur në Sarandë, makina e të cilëve, një kamper turistik, ishte mbushur me më shumë se 500 kg marijuanë.

Provat janë tepër të forta pasi në disa raste skafistë dhe korrierë janë kapur në flagrancë me hashash, kokainë, marijuanë dhe kallashnikov. Kohët e fundit një dege e grupit të madh kriminal ishte fokusuar në falsifikimin e dokumentave. Rol të rëndësishëm në shtyrjen përpara të hetimeve në këtë rast ka qenë edhe investigimi dhe realizimi i operacionit të madh antidroge nga policia shqiptare të koduar “SHEFI” në 14 mars 2018, ku u arrestuan 43 persona.

Të dhënat tregojnë se në të dyja operacionet kemi të bëjmë me një organizate të fuqishme kriminale me bazë në Vlorë.

4 milionë euro sekuestrim

Edhe shuma prej 4 milionë eurosh që iu sekuestrua grupit kriminal ishte e gjitha në Vlorë, mes të cilave një fabrike e përpunimit të kafes, një shoqëri tregtare që merrej me tregtimin e pijeve alkoolike, një bar-restorant, 15 apartamente, një terren gati për të ndërtuar pallat dhe 7 autovetura të një cilindrati të madh.