Makinës së një prokurori të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë i është vënë eksploziv në orët e para të ditës së sotme.
Policia njofton se “rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori”, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse”.
Nga shpërthimi në mjetin e Albert Kuliçit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Dosja më e fundit që ka pasur ky prokuror ishte ajo e tjetërsimit të 100 hektarë tokë në Zvërnec.
Për këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e saj.