Policia lokale bëri me dije se rreth orës 18:00 të ditës së sotme (6 gusht), ka marrë një telefonatë se në lumin Vjosë pranë fshatit Mifol është mbytur një shtetas.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë. Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit”, njofton policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.