Qyteti i Vlorës është rrethuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA, teksa po kryhet një aksion i gjerë anti-drogë, që prej orëve të para të mëngjesit.
Aksioni është shtrirë në të gjithë qytetin bregdetar, por është fokusuar më shumë në zonën e Skelës, ku forca të shumta policore kanë rrethuar zonën.
Mësohet se deri më tani janë kontrolluar banesa dhe automjete të shumë personave, të cilët dyshohet se merren me trafik droge. Dyshohet që policia ka shoqëruar disa persona, por deri më tani nuk ka asnjë detaj rreth operacioni.